Për të trajtuar të gjitha kanceret mund të shfrytëzohet një pjesë e sistemit tonë imunitar, thonë shkencëtaret.
Sipas një shkrimi në BBC, ekippi i “Cardiff University” zbuloi një metodë për të vrarë kancerin e prostatës, gjirit, mushkërive dhe të tjera kancere në testet laboratorike, transmeton Telegrafi.
Por, çfarë kanë gjetur ata?
Sistemi ynë imunitar është mbrojtja natyrale e trupit tonë kundër infeksionit, por gjithashtu sulmon qelizat kanceroze. Shkencëtarët po kërkonin mënyra “jokonvencionale” dhe më parë të pazbuluara që sistemi imunitar sulmon në mënyrë të natyrshme tumoret.
Ajo që gjetën ishte një qelizë T brenda gjakut të njerëzve. Kjo është një qelizë imune që mund të skanojë trupin për të vlerësuar nëse ekziston një kërcënim që duhet të eliminohet.
Qelizat T kanë “receptorë” në sipërfaqen e tyre që i lejojnë ata të “shohin” në një nivel kimik. Ky receptor i veçantë i qelizave T ndërvepron me një molekulë të quajtur MR1, e cila është në sipërfaqen e çdo qelize në trupin e njeriut.
Ideja për të funksionuar është që një mostër gjaku të merret nga një pacient me kancer.
Qelizat e tyre T do të ekstraktohen dhe pastaj do të modifikohen gjenetikisht, kështu që ato u riprogramuan për të bërë receptorin që gjen kancerin.