Presidenti rus Vladimir Putin i ka propozuar homologut të tij turk, Tajip Erdogan të enjten që Moska të mund të eksportonte më shumë gaz nëpërmjet Turqisë dhe ta kthente atë në një “nyje të re furnizimi”, duke u përpjekur të ruante levën energjetike të Rusisë mbi Evropën, shkruan Reuters të enjten.
Në një takim në Kazakistan, Putini tha se Turqia ofroi rrugën më të besueshme për dërgimin e gazit në Bashkimin Evropian dhe platforma e propozuar do të lejonte përcaktimin e çmimeve pa politikë.
Rusia po kërkon të ridrejtojë furnizimet nga tubacionet e gazit Nord Stream Baltik, të dëmtuara në shpërthimet e muajit të kaluar që janë ende nën hetim. Rusia fajësoi Perëndimin, pa dhënë prova, dhe hodhi poshtë pohimet “budallaqe” se ajo kishte sabotuar vetë tubacionet.
Putini i tha Erdoganit se qendra do të ishte “një platformë jo vetëm për furnizimet, por edhe për përcaktimin e çmimit, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme”.
Qeveritë evropiane e hodhën poshtë këtë shpjegim, duke akuzuar Moskën për përdorimin e energjisë si një armë gjeopolitike.