39-vjeçarja Giselle Azueta ka punuar në një superjaht për vite me radhë, ku shpesh u shërben miliarderëve. Ajo thotë se kjo punë paguhet mirë, por se është edhe stresuese.
Ajo pranon se është përballur megjithatë me kërkesa të çuditshme nga mysafirët.
“Një mysafir i propozoi një anëtari të ekuipazhit që të bënte jashtëqitjen sipër një tavoline qelqi ndërsa ai qëndronte nën të, dhe do ta paguante 10,000 dollarë për këtë. Një tjetër mysafir dëshironte që një prej punëtoreve të qëndronte në qoshe tërë kohës dhe ta shikonte atë kur hante”, tha Giselle, raportoi Metro.
“Duhet të përmbushim çdo kërkesë”.
Pavarësisht sa e çuditshme është një kërkesë, ajo duhet të përmbushet.
Giselle shton se punonjësit nuk duhet asnjëherë të refuzojnë kërkesat e mysafirëve përderisa ato nuk janë seksuale ose kërcënojnë shëndetin e ndonjërit.