Një punëtor, shtetas i Bangladeshi është lënduar në vendin e punës në Gjilan.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK, derisa policia dhe Inspektorati i Punës po informohen për rastin.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Gjilan 04.03.2024 – 20:23. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë. Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës. Rasti nën hetime.” – shkroi ai.