Që kur “Squid Game” u bë një fenomen global, fansat e serialit kanë kërkuar lajme për një sezon të dytë.
Pritja më në fund mbaroi, pasi Netflix ka zbuluar ‘trailer’-in për “Squid Game 2”, i cili sjell personazhe të rinj që i janë bashkuar kastit të mëparshëm.
‘Trailer’-i i shkurtër tregon pak nga ajo që pritet të ndodhë këtë sezon, përfshirë lojërat vdekjeprurëse nga sezoni i kaluar: “Red Light, Green Light” dhe “Glass Bridge Race”.
Videoja zbuloi gjithashtu yllin e “Squid Game”, Seong, i luajtur nga ikona koreane, Lee Jung-jae, që do të kthehet në krye të sezonit të dytë.
Përveç kastit të rikthyer, Netflix bën me dije një numër aktorësh të rinj do t’i bashkohen këtij sezoni.