Është publikuar një fotografi e rrallë e grupit ikonik të humorit, “Treshi përsheshi”.
Fotografia u publikua në profilin zyrtar të Rasim Thaçit, që pas vdekjes së tij po menaxhohet nga familjarët.
Në foto shfaqet Cima (Rasim Thaçi), Leci (Ibrahim Krajkova) dhe Qumili (Sevdai Radogoshi).
Fotografia është bërë në mesin e viteve 1994-1995, në Ulqin.