Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri. Një i ri ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër u arrestua si i dyshuar për kryerjen e aktit kriminal. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar Bleon Dibranin, 19-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e Ardit Zymerit, 19-vjeçar, në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.
E lidhur me rastin ka reaguar edhe një vajzë me emrin Jona, e cila pretendon se është e dashura e Ardit Zymerit, 19 vjeçarit të vrarë.
Jona, ka bërë një shkrim të gjatë në TikTok për vrasjen e Ardit Zymerin
Madje, ndër të tjera ka shkruar “pse qaj plumb s’erdh te unë po te ti“.
“Shpirti jem i bardh që ko mu kanë me mu ton jetën. A pate shumë dhimtë zemra jem, pse qaj plumb s’erdh te unë po te ti?
M’ke thanë që gjithmonë duhna me kon e fortë për gjithçka, e sot po merr kuptim kjo fjalë. Mke thonë që Zoti i merr vec ata që i don, e vërtetë koka, ai të dashti ma shumë se na, e të mori ty afër veti. Arditi jem faleminderit për cdo këshill që ma ke jep”, shkruan ndër të tjera ajo.