Çfarë mund të thotë déjà vu për shëndetin tonë?
A është ajo ndjesi kalimtare që na bën të ndihemi sikur e kemi përjetuar tashmë diçka, edhe kur e dimë se nuk e kemi përjetuar kurrë më parë?
Shumica prej nesh përjetojnë déjà vu, ose premnezi. Sipas një studimi nga Qendra Spitalore Universitare e Zagrebit dhe Departamenti i Neurologjisë në Zagreb, Kroaci, 97% e njerëzve kanë përjetuar déja vu të paktën një herë në jetën e tyre. Ajo situatë, e cila në frëngjisht përkthehet si “pashë përsëri”, është një ndjenjë kalimtare që ne kemi përjetuar tashmë një situatë krejtësisht identike, në një moment në të kaluarën.