E ftuar sonte në “Big Brother Radio” ka qenë Monika Lubonja teksa ka komentuar lojën e banorëve që janë ende në garë.
Lufta në shtëpi sa vjen dhe po bëhet më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh.
Monika është shprehur se Graciano është një prej banorëve që është bërë tepër aktiv kohëve të fundit dhe ka shpjeguar arsyen pse e krahason atë me Einxhelin.
‘Gracianon e shoh shumë aktiv në këto ujërat e fundit. E krahasoj pak me Einxhelin në karakterin dhe temperamentin për të thënë të vërtetën në sy. Kanë dëshirën që të thonë të vërtetën sado e hidhur të jetë. Por këto ditët e fundit e shoh pak të tepruar në mënyrën si agravon situata… Me atë të qeshur Heidi ishte tallëse, por sjellja e Gracianos në fromë përndjekje nuk më pëlqeu”.