E para e ftuar në programin e “Goca dhe Gra” i cili startoi mbrëmjen e djeshme ishte Bora Zemani. Ajo foli për një temë që lidhej me marrëdhëniet mes vjehrrës dhe nuses.
Kur u pyet se si i ka ajo raportet me vjehrrën, ajo u kthye menjëherë: “Po pse e shan?” pyeti me të qeshur duke sqaruar se fjala “vjehrrë” asaj nuk i pëlqen, sepse ajo i ka shumë të mira raportet me të:
“Kam marrëdhënie shumë të mira, ne jemi shumë të ngjashme, në fakt. Kalojmë me orë të tëra, ulemi dhe bisedojmë. Jemi dhe të dyja nga Kuçi i Vlorës…”, thotë ajo me të qeshur.