Për vite me radhë, aspirina është dhënë për të parandaluar sulm\in në zemër dhe go\ditjen në tru. Por, së fundmi, shkencëtarët shohin se kjo metodë jep pak përfitime dhe për disa mund të jetë edhe e rreziks\hme. Cila është arsyeja që asprina paraqet këtë lloj rrez\iku?
Çfarë tregojnë studimet
Referuar studimeve të fundit, shumica e njerëzve mbi 60 vjeç nuk duhet të fillojnë të marrin aspirinë çdo ditë për parand\alimin parësor të probl\emeve të zemrës. Nëse jeni midis moshës 40 dhe 59 vjeçare, ju dhe mjeku juaj në rrethana specifike mund të vendosni nëse duhet të merrni çdo ditë një aspirinë, për arsye se ky ilaç mund t’ju ekspozojë ndaj një rre\ziku më të lartë për të pësuar gjak\derdh\je në stomak ose tru.
Ata shprehen se nëse jeni një 40-vjeçar i shëndetshëm pa faktorë të rëndësishëm rre\ziku, do të bëni më shumë dëm sesa mirë. Rreziku për të pësuar gjak\derdhje do të rritet më shumë. Por nëse keni pasur një ata\k në zemër, një go\ditje në tru ose probleme të tjera të zem\rës dhe të qarkullimit të gjakut dhe mjeku jua ka rekomanduar, mos e ndaloni marrjen e saj.
Si vepron aspirina?
Aspirina vepron duke e mbrojtut trupin tuaj nga krijimi i disa substa\ncave nat\yrore që shkaktojnë dhim\bje dhe ënjtje. Gjithashtu mund të parandalojë mpiksjen e gja\kut, arsyeja kryesore pse mjekët e rekomandojnë atë. Por sipas këtyre studimeve, mjeku juaj duhet të marrë në konsideratë moshën dhe rrez\ikun real përpara se t’ju rekomandojë të pini aspirinë.
Sepse rrez\iku i gjakder\dhjes tek disa njerëz, si për shembull ata që vuajnë nga sëm\undja e ulçerës peptike, mund të rritet. Megjithatë, studiuesit shprehen se aspirina ende e ruan funksionin e saj kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sidomos në vendet ku ilaçet e tjera janë të papërballueshme.
Por mos harroni se për të mbrojtur shëndetin e zemrës, ju mund të ndërmerrni edhe hapa të tjerë. Në 90% të rasteve, ushqimi i shëndetshëm, gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe reduktimi i stresit, kanë treguar se lujanë një rol shumë të rëndësishëm.