Shoqata qytetare “Roja e Kohës” organizoi sot një protestë paqësore në qendër të Prishtinës, duke shprehur pakënaqësinë ndaj bllokadës së vazhdueshme institucionale që ka paralizuar vendimmarrjen shtetërore në Kosovë.
Protestuesit u mblodhën para Kuvendit të Kosovës, ku valëvitën pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta si: “Bllokadë politike, jo shtet”, “Kosova nuk mund të presë më”, dhe “Populli ka votuar, jo për të bllokuar”

Me thirrje për reflektim dhe përgjegjësi politike, ata kërkuan që liderët institucionalë të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur ngërçin politik.