Protestë e punëtorëve të “Pastrimit” para komunës, kërkojnë të paguajë borxhet
Punëtorët e Ndërmarrjes “Pastrimi” protëstuan para komunës së Prishtinës duke shprehur pakënaqësinë me mospagesat nga ana e komunës së Prishtinës ndaj kësaj ndërmarrjeje, raporton Ekonomia Online.
“Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lë të punojmë”, ishin disa nga pankartat që punëtorët mbanin në duar.
Protesta u mbajt, derisa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Ndërmarrjes “Pastrimi” pas situatës së rëndë të krijuar në kryeqytet, për shkak mosheqjes së mbeturinave disa ditë, gjë që ngjalli pakënaqësi të mëdha ndër qytetarë.