Tashmë është bërë e ditur se Kryeministri do të ndajë 50 përqind nga paga e tij për ta ndihmuar fondin e shtetit për luftën kundër koronavirusit.
E këtë shembull po e ndjekin edhe deputetë nga pozita.
Përveç ndihmës financiare nga qeveria vet fondit të shtetit po i ndihmon edhe diaspora të cilën vet Kryeministri Kurti e ka apeluar për ndihmë.
E tani vet mërgimtarët janë ata që kanë një propozim që fondi i shtetit të Kosovës të ndihmohet përveq nga Qeveria, mërgimtarët e qytetarët e Kosovës edhe nga Delegatët e Kuvendit.
Mërgimtarët kanë reaguar duke dhënë propozim që edhe vet Delegatët e Kuvendit të kontribojnë në ndihmë të vendit në luftën kundër koronavirusit.
Njëri nga mërgimtarët ka një pytje-sygjerim ku thotë:
Si mendoni ju a do ishte e drejtë që edhe deputetët (pozitë e opozitë) të ndanin sado pak nga paga për gjendjen në të cilën po qëndron Kosova në luftën kundër Koronavirusit?