Propozim i ëndrrave, fejohet modelja shqiptare
Modelja shqiptare, Lorena Haliti, ka kohë që është duke shijuar lidhjen e saj të dashurisë.
Lorena Haliti dhe Ami Mëzezi janë fejuar dhe kjo u bë e ditur përmes disa postimeve në rrjetet sociale nga vetë ata.
Lorena ka pranuar propozimin përallor nga Ami në një nga destinacionet më të bukura e njëkohësisht më luksoze të Italisë – Como.
Kujtojmë se, Lorena Haliti ka kohë që është duke jetuar në Amerikë dhe është bërë një nga modelet më të pëlqyera.