I dyshuari për vrasjen e policit mbrëmë në shtëpinë e tij në Zhur të Prizrenit është ende në një ndalim policor për 48 orë.
Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tha që ndaj tij do të kërkohet masa e paraburgimit.
“Për momentin i dyshuari është në ndalim policor 48 orësh. Inicialet e të dyshuarit janë I. B. Ndaj tij do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”.
I dyshuari kishte montuar një bombë në një magazinë të shtëpisë së tij, e cila kishte shpërthyer kur njësia anti-drogë kishte hyrë. Nga shpërthimi mbet i vrarë polici nga Malisheva Sami Thaqi, ndërsa të lënduar mbetën dy kolegë të tij – njëri prej të cilit po dyshohet se është verbëruar – dhe djali 12 vjeçar i të dyshuarit. //bs/