Këngëtarja kolumbiane e popit, Shakira do të jetë në gjykatë në Spanjë gjatë ditës së sotme. Shakira thuhet se ka mashtruar organet tatimore spanjolle me 14.5 milionë euro.
Ylli 46-vjeçar ndërkombëtar pritet të marrë pjesë personalisht në fillimin e gjyqit në Barcelonë. Zyra e prokurorit publik e akuzon Shakirën se ka jetuar kryesisht në Spanjë nga viti 2012 deri në 2014 dhe nuk ka paguar taksa.
Me ndihmën e një sërë kompanish në parajsat fiskale, ajo dyshohet se mashtroi organet tatimore me rreth 14.5 milionë euro.
Prokuroria kërkon tetë vite burg dhe 23.8 milionë euro gjobë për këngëtaren. Shakira i mohon me vendosmëri akuzat.