Prokurori i ri, Isuf Sadiku e ka cilësuar rastin e Agonis Tetajt si vr asje e rëndë, në seancën e sotme gjyqësore.
Këtë kërkesë, ai e ka arsyetuar me kërkesën urgjente për rihapje të shqyrtimit gjyqësor duke elaboruar edhe vendimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ndryshe, prokurori paraprak në këtë rast, Agron Uka e kishte ricilësuar vr asjen e Agonis Tetajt nga vr asje e rëndë në vr asje nga pakujdesia.
Tetaj ishte qëlluar me ar më zj arri nga Shaban Gogaj, djali i shefit të kompanisë ku punonte. Pamje nga momenti i vr asjes ishin publikuar edhe nga familja e vik timës, e edhe avokati i të pandehurit. Familja kishte thënë se vr asja ishte e qëllimshme, e avokati e kishte cilësuar ak sidentale.
Më pas, Gjykata kishte vendosur që ta rihap gjykimin ndaj të ak uzuarit Gogaj, nën arsyetimin se ky rast është i nevojshëm të plotësohet me prova të reja.