Edhe pse u përjashtua dhe nuk është më pjesë e “Përputhen”, ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj është njësoj e përfolur me konkurrentët aktual.
Ajo bën deklarata dhe postime në rrjetet sociale rreth emisionit, tashmë shumë të ndjekur, duke marrë kështu vëmendjen e publikut.
Pas publikimit të një fotoje në të cilën pretendon se është Andi dhe Tea, Shqipja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të plasë bom ba të tjera.
E ftuar në emisionin e Olsi Bylykut “Roped with Olsi”, Shqipja nuk preferoi të zbulonte një nga bom bat e radhës, por tregoi se produksioni i ka kërkuar të rikthehet.
“Ishte një lojë e lezetshme”, tha Shqipja duke shtuar se ajo nuk pranon të bëjë lojëra. Pjesë nga intervista:
Shqipja: U përjashtova, por edhe u kërkova përsëri.
Olsi: Pse ke kërkuar të kthehesh?
Shqipja: Jo unë!
Olsi: Produksioni?!
Shqipja: Hë tani! Mos na i nxirr!
Olsi: Të ka ftuar sërish produksioni mesa shoh.
Shqipja: Ça kishe ti tani?
Olsi: Domethënë e ka ftuar produksioni, por Shqipja s’ka pranuar…
Shqipja: Ishte një lojë e lezetshme, por nuk pranoj lojëra unë.