Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga një pallat i sportit në Itali, në turin e takimit me shqiptarët në Itali.
Salla duket e tejmbushur me bashkëkombës, të cilët kanë udhëtuar nga të gjitha zonat e Italisë drejt Milanos, për të marrë pjesë në këtë tubim.
Në takimin me diasporën në Greqi morën pjesë rreth 20 mijë shqiptarë. Kryeministri shqiptar në muajt në vijim pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Duseldorf.