Dy persona janë arrestuar të martën në Prishtinë për keqpërdorim me kartela bankare.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celularë dhe një kartelë bankare.
Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 22.08.2023-10:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar . Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celular, dhe një kartelë bankare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.