Komuna e Prishtinës në fund të muajit të kaluar ka finalizuar një kontratë të re.
Këtë herë, komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti ka furnizuar me veshmbathje për Administratë, Inspekcion dhe Kuzhinën Qendrore për Institucionet.
Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 126.000,00 euro, shkruan Indeksonline.
Vlera e përgjithshme e kontratës së finalizuar është 50.135,00 euro.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “PUNTEX” SH.P.K.
Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është bërë për 36 muaj. /Indeksonline/