Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë dezinfektuar Qendrat e Mjekësisë Familjare, Ambullantat dhe të tjera objekte shëndetësore në kryeqytet, shkruan infoline-news.
Ka përfunduar dezinfektimi në: 15 Qendrat e Mjekësisë Familjare; 15 Ambullantat e Mjekësisë Familjare; Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare; Poliklinikën e Stomatologjisë; Dispanzerin Antituberkular”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është bërë e ditur se në këto 33 objekte do të ketë kujdes të shtuar dhe dezinfektim më të shpeshtë, ashtu që personeli shëndetësor dhe qytetarët që shërbehen të jenë sa më të sigurt.