Katër persona kanë përfunduar në pranga pasi mbrëmë u gjuajtën me armë në rrugën “Ismajl Qemajli” në Prishtinë.
Të plagosur nuk ka, mirëpo mësohet se armët u shkrepën në kohën kur personat ishin të dehur, ani pse ishte orë policore.
Sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, konfirmoi arrestimi e 4 personave, duke treguar se njëri nga ta ka sulmuar edhe policinë.
“4 të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, fillimisht kishin pasur mosmarrëveshje mes veti dhe sulme fizike mes tyre, ku edhe ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri”, thonë policia.
“Njëri nga të dyshuarit, kishte sulmuar edhe policinë, po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga te dyshuarit, janë gjetur disa gëzhoja. Me urdhër të prokurorit, pasi intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.