Klubi i futbollit Prishtina, nuk është licencuar nga UEFA për edicionin 2023/24.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, ku thuhet se Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka licencuar nëntë klube kurse 3 janë refuzuar.
Klubet e licencuara janë: FC Ballkani, FC Drita, SC Gjilani, KF Dukagjini, FC Llapi, FC Malisheva, FC Trepça ‘89, KFF Mitrovica, KFF EP Hajvalia, kurse klubet që nuk janë lincencuar janë: FC Prishtina, FC Ferizaj dhe KF Drenica.