Na Kontaktoni
Popular Posts
Prindërit e Thaçit ende nuk e dinë lajmin për konfirmimin e aktakuzës ndaj djalit të tyre
1 Min Read
Në këtë fshat jetojnë po ashtu prindërit e presidentit Thaçi, të cilët ende nuk janë njoftuar për ngritjen e aktakuzës për krime lufte ndaj djalit të tyre.
Këtë e ka konfirmuar për T7 një nga banorët e këtij fshati, i cili ka thënë se babai i Thaçit ende nuk e ka marrë vesh këtë lajm,
kjo për shkak edhe të shëndetit të tij.
LEXO EDHE:
Edi Rama: Thaçi e ka mbështetjen e Shqipërisë
Ndryshe, ish-presidenti Thaçi ka njoftuar përmes një konference për media se gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave te Specializuara ka konfirmuar aktakuzën e ngritur
nga Prokurori i Specializuar.
Thaçi në konferencë njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit, çka edhe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Në Hagë do të udhëtojë edhe ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja.