Princi William ka bërë një paraqitje të papritur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BAFTA” ditën e djeshme.
Princi u shfaq me anë të një video duke e uruar aktoren britanike Floella Benjamin për titullin “Fellowship Award”.
Sipas Williamit, ajo ka mbrojtur me vendosmëri edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, ka luftuar pa u lodhur për drejtësinë sociale dhe u ka dhënë zë njerëzve që të përballen me diskriminim kur vijnë në MB”.
Çmimi “Fellowship” është çmimi më prestigjioz në televizionin britanik.
Më parë, aktorja kishte marrë çmime nga mbretëresha Elizabeth. Ajo gjithashtu pati një rol gjatë kurorëzimit të mbretit Charles.