Princi dhe Princesha e Uellsit janë “jashtëzakonisht të prekur nga ngrohtësia dhe mbështetja e publikut” pasi Kate zbuloi se po merrte trajtim për kancerin.
Pallati Kensington tha se mbreti dhe mbretëresha e ardhshme janë “shumë të prekur” nga ardhja e “mesazheve dashamirëse” nga e gjithë bota pas publikimit të videomesazhit emocional të Kate.
Kate, 42 vjeçare, tregoi për diagnostifikimin me kancer pas operacionit abdominal dhe tha se ajo po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese.
Ajo tha se i është dashur kohë për t’u shpjeguar çështjet e saj shëndetësore fëmijëve të tyre George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta, dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë.
Deklarata nxiti mesazhe mbështetjeje dhe urimesh nga anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore, liderë botërorë, politikanë dhe të famshëm nga e gjithë bota, ndërsa turmat u mblodhën jashtë Pallatit Buckingham dhe Kalasë Windsor – pranë shtëpisë së Kate dhe familjes së saj.
Një zëdhënës i Pallatit Kensington tha: “Princi dhe Princesha janë të dy jashtëzakonisht të prekur nga mesazhet dashamirëse nga njerëzit këtu në MB, në të gjithë Commonwealth dhe në mbarë botën në përgjigje të mesazhit të Lartësisë së Saj Mbretërore, shkruan SkyNews.