Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, duket se është prekur nga virusi sezonal.
Në një prononcim për RTK-në, Bekim Kupina, zëdhënës i presidentes Osmani, ka treguar se shefja e shtetit e ka pasur të pamundur të dalë në zyrë për të takuar admiralin amerikan, Stuart B.Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.
“Takimi në mes të Presidentes Osmani dhe Admiralit Munsch ka qenë i konfirmuar për sot në orën 15:00, por nuk do të mund të realizohet sot për shkak se Presidentja e kishte të pamundur të dalë në zyrë shkaku i një virusi sezonal” – ka thënë Kupina për RTK-në.