Presidentja Vjosa Osmani ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e saj personale.
Ajo foli për Prindonin dhe lidhjen e tyre, duke treguar se planifikojnë të organizojnë një dasmë pasi nuk e bënë në 15 vjetorin e lidhjes së tyre.
Osmani tregoi se ai i thotë gjithmonë që ia ka borxh një dasmë.
“Fillimisht u fejuam, pastaj u martuam, por nuk patëm dasmë. Ai gjithmonë më thotë: ‘ma ke një dasmë borgj.’ Mendojmë ta bëjmë për 15 vjetorin, pasi nuk arritëm ta bëjmë për 10 vjetorin për shkak të një udhëtimi zyrtar,” tha Osmani në T7.