Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk kishte gisht në rrëzimin e qeverisë Kurti me mocionin e mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, transmeton infoline-news.
“Unë s’kam pasur as gisht as dorë në rrëzimin e qeverisë, përmendja e emrit tim prej deputetëve është çështje e tyre, ndoshta përvoja e hidhur e tyre elektorale përballë meje është obsesion dhe paranojë e unë s’mund t’i ndalojë”, u shpreh Thaçi.
Thaçi gjithashtu deklaroi që pozicioni i tij nuk është përkeqësuar dhe as nuk është hedhur në qysh e as në qendër.
“Mua zgjedhejt as nuk më kanë hedhur në qysh as në qendër, vullneti i qytetarit ka përcaktuar për çdo parti politik”, tha ai.
“Mocionin respektoj si proces krejt të rregullt kushtetues dhe ligjor. Ky mocion i mosbesimit nuk është i pari që ka ndodhur në vendin tonë”, u shpreh ai.