Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka dhënë detaje rreth takimit të presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike në vend.
Sipas njoftimit të kësaj zyre, çështje kryesore në këtë takim kanë qenë zgjedhjet në komunën e Podujevës.
“Presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend”, ka thënë Zyra për Informim e Presidencës./