Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Nis kthimi i haxhilerëve kosovar nga vendet e shenjta islame

16. Juni 2025

Pas një sëmundje të rëndë vdes ushtari i FSK-së

16. Juni 2025

Santiana ‘shokon’ me postimin e fundit në Instagram

16. Juni 2025

Rritet numri i shkurorëzimeve, kaq çifte i dhanë fund martesës brenda katër muajve

16. Juni 2025

Motoçiklisti lëndohet në aksident në Lipjan, arrestohet shoferi i veturës

16. Juni 2025

Justin Bieber shpërthen në rrjet gjatë Ditës së Babait, teksa ndan pamje të djalit

16. Juni 2025

Prej Zvicrës në Kosovë, Xhuli i “gjuhet” shtalbave: “Me 1 euro knaqesh, ski nevoj 100 franga”

16. Juni 2025

Rita Ora me bikini, duket më seksi

16. Juni 2025

“Prezervativë, lubrifikantë, mjaltë” – asistenti i Diddyt zbulon se çfarë i bleu reperit për ‘netët mbretërore’

16. Juni 2025

Ambasada Amerikane në Tel Aviv mbyllet përkohësisht pas sul’meve iraniane

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Prerjet cezariane në trend: “Kam frikë nga dhimbjet e lindjes”
Lajme

Prerjet cezariane në trend: “Kam frikë nga dhimbjet e lindjes”

11. Februar 20245 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

ati gjysma e 7.700 lindjeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vitin 2023, janë realizuar me procedurën e ashtuquajtur “prerje cezariane”.

Megjithatë, jo të gjitha gratë kanë pasur nevoja mjekësore për t’iu nënshtruar një operacioni të tillë, thonë udhëheqësit e Klinikës së Gjinekologjisë.

Sipas tyre, në shumë raste, nënat e kanë kërkuar vetë atë, ose, në disa të tjera, mjekëve u është dukur më e lehtë.

Trendi i lindjeve të tilla është në rritje në Kosovë dhe mjekët ankohen që nuk kanë një protokoll që duhet ndjekur.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, prerja cezariane – nëse kryhet kur nuk ka nevoja mjekësore – mund t’i vendosë gratë dhe foshnjat në rreziqe të panevojshme.

Sikurse me të gjitha operacionet, rreziqet përfshijnë: potencialin për gjakderdhje, infeksion, rikuperim të ngadalshëm e të tjera.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku një grua në javën e 37-të të shtatzënisë priste të lindte fëmijën me prerje cezariane.

Ajo tha se kishte frikë nga dhimbjet.

“Nuk e kam diskutuar fare me mjekun mënyrën e lindjes normale, [e kam kërkuar vetë me prerje cezariane]. Nuk është se nuk kisha dashur të lind në mënyrë natyrale, por nuk i besoj vetes se mund ta realizoj deri në fund”, tha shtatzëna, e cila pranoi të identifikohej vetëm me inicialet L.A.

Ajo do të bëhej nënë për herë të katërt. Edhe lindjet e tjera i kishte realizuar me prerje cezariane.

Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, thotë se janë disa faktorë që këtë procedurë e kanë bërë gati të zakonshme.

Si kryesor, ai përmend “presionin e pacienteve” për ta kryer lindjen “sa më shpejt”. Pastaj thotë se është edhe mosgatishmëria e mjekëve për të asistuar një proces natyral, sepse bien “pre e këtij presioni”.

Sipas tij, mjekët shpesh druajnë se mund të përballen me probleme, nëse këmbëngulin në lindje natyrale dhe ajo komplikohet në momentin e fundit.

Për këto arsye, Ndrejaj thotë se duhet një protokoll, i cili i udhëzon mjekët se si të veprojnë.

“Në mungesë të këtij protokolli, ne biem nën ndikimin e presioneve, sepse nuk të mbron askush, përveç protokollit. Pacientja dhe familjari kërkojnë përgjegjësi nga mjeku, prandaj na duhet protokolli për t’u bazuar në të”, thotë Ndrejaj.

Ai tregon se numri i lindjeve me prerje cezariane po shkon duke u rritur nga viti në vit, por nuk ofron shifra.

Thotë se ato po shndërrohen në një “trend”, i cili mund të çojë edhe në rënie të natalitetit.

“…sepse lind një herë me prerje cezariane, dy herë… por rreziku është shumë i madh nëse shkohet me herë të tjera”, shpjegon Ndrejaj.

Dukuria nuk është e kufizuar vetëm në QKUK dhe spitale të tjera publike.

Në Kosovë operojnë disa institucione private shëndetësore, ku prerjet cezariane mund të kryhen me pagesë.

“Mbi 80% e rasteve kryhen me prerje cezariane”, tha shkurtimisht drejtuesi i spitalit.

Sipas disa mjekëve , ka edhe raste kur një spital e refuzon pacienten që nuk ka arsye mjekësore për prerje cezariane, porse “ajo i drejtohet pastaj një institucioni tjetër derisa ta arrijë qëllimin”.

Pse ndodh kjo?

Dërgut Aliu, obstetër/gjinekolog, i cili punon në një spital privat në Prishtinë, thotë se gjeneratat e reja, kryesisht, nuk duan t’i përjetojnë dhimbjet e lindjes dhe zgjedhin prerjen cezariane.

“Para 15 apo 20 vjetësh, shkalla e lindjeve me operacion në Kosovë ka qenë 10-15%, kurse sot është 40% ose më shumë”, thotë Dërguti.

Krijimi i një protokolli që do t’i udhëzonte si mjekët, ashtu edhe pacientet, është i domosdoshëm, thotë edhe ai dhe drejton gishtin nga institucionet.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të veprojë sa më parë”, thotë gjinekologu.

“Po të ekzistonin protokollet, nëse ato nuk do të respektoheshin, mjeku do të duhej të jepte përgjigje ose një arsyetim të fortë”, sipas tij.

Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se kanë kërkuar nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës që “të ndërmarrë veprime të specifikuara në funksion të zvogëlimit të numrit të prerjeve cezariane”.

“Në funksion të ruajtjes së shëndetit publik, të zvogëlohet numri i lindjeve të tilla, duke vendosur njoftime në secilin repart/klinikë për rastet kur duhet të bëhen lindje të tilla, sipas kritereve mjekësore/OBSH-së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo nuk u përgjigj në pyetjen se a po planifikohet ndonjë protokoll për këtë çështje ose jo.

Bordi i SHSKUK-së, që mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, ka diskutuar në disa prej mbledhjeve të fundit.

“Ne jemi në dijeni për rritjen e rasteve të tilla. Ky trend është i ngjashëm edhe në vende të tjera në rajon dhe më gjerë”, tha drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

“Jemi duke punuar, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, që të rregullojmë protokolle dhe të marrim masa në ketë drejtim. Konsiderojmë që edhe mjekët gjinekologë duhet të punojnë më shumë me pacientet, që të vetëdijesohen se operacionet nuk preferohen, vetëm atëherë kur janë të domosdoshme”, shtoi ai.

E.K. tha se kishte pasur lindje natyrale.

“Dhimbjet janë tepër të mëdha, por, kur e sheh fëmijën, ato harrohen. Unë kam frikë nga operacioni, kam frikë edhe nga anestezioni”, tha nëna e një vajze të sapolindur.

Lindja
Share. Facebook
Previous ArticleDua Lipa mes 40 yjeve në kopertinën e paprecedentë të Vogue
Next Article Horoskopi 11 shkurt 2024, zbuloni parashikimet e yjeve

Related Posts

Nis kthimi i haxhilerëve kosovar nga vendet e shenjta islame

16. Juni 2025

Pas një sëmundje të rëndë vdes ushtari i FSK-së

16. Juni 2025

Rritet numri i shkurorëzimeve, kaq çifte i dhanë fund martesës brenda katër muajve

16. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Nis kthimi i haxhilerëve kosovar nga vendet e shenjta islame

Read More

Pas një sëmundje të rëndë vdes ushtari i FSK-së

Read More

Santiana ‘shokon’ me postimin e fundit në Instagram

Read More

Rritet numri i shkurorëzimeve, kaq çifte i dhanë fund martesës brenda katër muajve

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.