Këngëtarja shqiptare, Enisa ka performuar himnin amerikan në stadium para ndeshjes mes Inter Miamit dhe New York Cityt, e cila u zhvillua në kuadër të Major League Soccer.
Teksa ajo po performonte, prapa saj qëndronte futbollisti i njohur, Lionel Messi, të cilin Enisa më pas edhe e takoi dhe shkrepi disa fotografi me të.
Këto fotografi ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, duke thënë se prej vitesh është fanse e këtij futbollisti.