Një modele e njohur e rrjetit “Instagram” po përballet me kërcënime mizore për jetën nga besnikët e Vladimir Putin, pasi pozoi në majë të një tanku të shkatërruar rus gjatë punës së saj vullnetare në Ukrainë.
Braziliania që pozon shpesh në bikini, Liziane Gutierrez, ka më shumë se 1 milionë fansa ‘të përkushtuar’online, dhe kishte shkuar në Evropën Lindore muajin që shkoi për të ndihmuar popullatën në betejat e përgjakshme që po zhvillohen në vend.
Ajo ka qenë më parë në faqe e para të gazetave për padinë ndaj reperit Chris Brown në vitin 2016 për një incident në Las Vegas, por kësaj radhe e gjeti veten në qendër të vëmendjes për foton mendjelehtë nga zona e luftës.
Megjithëse postimi i saj u lejua në rrjet vetëm për disa minuta para se të censurohej, masa e abuzimeve dhe kërcënimeve ndaj tij ishte gjigante, mes të cilëve një ushtar rus nis të kërcënonte.