Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo poston foto e video të ndryshme, ku nuk mungojnë as ato familjare.
Zaimina e cila është nënë e dy fëmijëve, jo pak herë ka folur edhe mbi marrëdhënien e shëndetshme me babain e fëmijëve të saj, Klodian Asllanin.
Ky i fundit ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e parë, të quajtura Kristel dhe Jennifer.
Këngëtarja shpesh në “Instagram”-in e saj ka treguar mbi raportin e saj me vajzat e partnerit, duke vërtetuar se shkon shumë mirë. E një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe së fundmi.
Jennifer, vajza e madhe e Klodit feston sot ditëlindjen, ku sigurisht nuk ka munguar një urim publik nga njerka e saj.
Postimi i fundit tregon çfarë marrëdhënie ka Zaimina
“Gëzuar ditëlindjen akrep i çmendur, të uroj më të mirat,”-shkruan Zaimina krahas një fotoje të vajzës në “Instastory”.