Objektivat dhe Fushëveprimi i Politikës së Privatësisë
Infoline News ofron shërbime të bazuara në Internet që lehtësojnë jetën në epokën digjitale. Ju mund të kërkoni apo shfletoni informata të ndryshme, të postoni shpallje, kryeni blerje, apo komunikoni nëpërmjet shërbimeve tona, e gjithë kjo na bën shumë krenarë dhe të lumtur.
Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që hyn në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi fillluar të përditësojmë Kushtet e Shërbimit dhe Politika e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore kërkon zbatim vetëm për qytetarët në Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në nivel global duke përfshirë Kosovën, Shqiperinë, dhe Maqedoninë.
Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.
Definimi i termeve
Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “INFOLINE NEWS” apo termi “NE” nënkupton INFOLINE NEWS.COM (me të gjitha degët dhe kompanitë vartëse).
Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: përdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët, apo të tjerët të cilët drejtpërdrejtë apo tërthorazi shfrytëzojnë apo përdorin ndonjë nga shërbimet e INFOLINE NEWS.
Kjo politikë aplikohet për çdo produkt, aplikacion, instrument, web faqe apo shërbim tjetër (kolektivisht i referohemi si “Shërbimet”) që është lansuar, administrohet apo është në pronësi të INFOLINE NEWS.
Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për te krijuar një llogari te re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherit autorizoni INFOLINE NEWS që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.
Plotësimet dhe Ndryshimet e Politikës së Privatësisë
Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në web faqen tonë.
Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.
Mbledhja e të Dhënave Personale
Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju:
Shfrytëzoni shërbimet tona;
Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne;
Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj ;
Korrespodoni me ne në lidhje me shërbimet tona, dhe;
Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.
Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon:
Informatat qe ju i ofroni për ne, si:
Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa, kur ju regjistroni për një llogari me ne.
Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë).
Informacionet e adresës se dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim.
Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, eksperienca, edukimi dhe preferencat tuaja.
Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim indentifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.
Të dhënat automatike
Informata që lidhen me ndërveprimin tuaj me shërbimet tona;
Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion ne e pranojmë nga pajisjet që ju i përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari te ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, participoni në diskutime apo chat-e, apo kur ju korrespondoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin si vijon: ID e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme.
Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo te shënimeve tjera te pajisjes.
Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana e juaj, qarkullimi për apo nga site-t e caktuara, linqeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në web faqet tona, apo partnerëve tanë.
Termet e kërkimit apo filteret e përdorur.
Të dhënat duke përdorur cookies
Cookie është nje fajll standard që vendoset në kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund të perdorim cookies apo teknologjitë e ngjajshme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju i klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së emailit ne mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më relevante. Edhe pse shumica e shfletuesve te internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi te pranimit, lajmërimit apo refuzimit te tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre ne kompjuter apo pajisje. Gjithsesi një pjesë e shërbimeve tona mund te mos funksionojë si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim edhe cookies per mirëmbajtje te sesionit edhe cookies të vazhdueshme në mënyrë që të kuptojmë me mirë se si ndërveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë se llogarisë, personalizimin e përmbajtjes qe ju shfaqim përfshirë reklamat apo ruajtjen e preferencave të juaja.
Të dhënat nga burime të tjera
Ne mund të plotësojmë të dhënat personale që ne mbledhim me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj. Për shembull, ne mund të mbledhim dhe të përdorim informacione demografike që janë publikisht në dispozicion, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.
Personalizimi nëpër pajisje të ndryshme. Kur ju qaseni në Infoline News nga shfletuesi apo pajisja ne e asocojmë shfletuesin me atë shfletues apo pajisje me llogarinë e juaj për qëllime autentifikimi, sigurisë dhe personalizimit. Shembull nëse ju vizitoni një faqe me sport në laptop, ne mund të ju shfaqim reklama në lidhje me sportin në pajisjen e juaj celulare.
Te dhënat per procesim të pagesave
Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojme te dhënat e kartelave bankare me te cilat mund të kryhet pagesa. Ne raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve te treta aplikohen.
Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit
Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:
Autentifikimin tuaj për qasje të sigurtë në shërbime tona;
Ofruar shërbime të personalizuara dhe relevante;
Për të përmisuar shërbimet tona ndaj jush;
Për të ju kontaktuar në lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i email për të vërtetuar llogarinë me email apo SMS, apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve.
Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu;
Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale
Që teknikisht të kemi mundësi të ju shërbejmë, si dhe për testime të algoritmeve, për të përmirësuar eksperiencën e juaj dhe për të shfaqur reklama sa më relevante
Si i ruajmë te dhënat e mbledhura
Ne i ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.
Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bejmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.
Informatat te cilat i ndajme dhe i shpalosim
Ne nuk i shesim të dhënat e juaja. Ne i përdorim të dhënat e juaja për të ju shërbyer më mirë, si dhe për ti shfaqur reklamat qe ne mendojmë që do të ju pelqejnë.
Ofruesit e shërbimeve
Ne përdorim ofrues te shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime ne vendet ku ne operojmë. Shembull ne përdorim shërbime të ndryshme të palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverve apo aplikacioneve tona, apo të na ndihmojë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytis apo Hotjar. Ne ndajmë informatat e pagesës me ofrues të shërbimeve për të procesuar pagesa, ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete të ndaluara, ndihmuar zgjidhjen e kontesteve si kthimi i mjeteve apo inkasim i mëvonshëm, dhe qështje të tjera të pranueshmërisë së kartelave të debitit apo kreditit.
Ligji dhe interesi publik
Duke mos ju përmbajtë asgjëje që është në të kundërt të kësaj politike të privatësisë apo kontrolleve të cilat ne ndryshe mund tu ofrojmë juve, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim të dhënat e juaja personale nëse besojmë që janë arsyeshmërisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligj, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; për të mbrojtur sigurinë e cilit do person, për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e platformës tonë, përfshi ndihmën që të parandalojmë spam, abuzim, apo veprime te pa lejuara në shërbime tona, apo për të shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; për të adresuar mashtrim, qështje të sigurisë apo qështje teknike; apo për të mbrojtur të drejtat tona apo pronën e atyre që përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgjë në këtë politikë të privatësisë nuk ka për qëllim të ju kufizojë juve për mbrojtje ligjore apo kundërshtim që ju mund të keni ndaj palëve të treta, përfshi kërkesat e qeverive për shpalosje të te dhënave personale.
Siguria
Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit [email protected]
Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta
Kjo Politikë e Privatësisë adreson vetëm përpunimin, përdorimin, transferin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale që ne i mbledhim nga ju. Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë.
Ne ju inkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me partnerin tuaj tregtar të vlerësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.
Sugjerimet dhe Ankesat
Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit [email protected]
Fëmijet dhe shërbimet tona
Shërbimet tona nuk janë për fëmijët nën moshën 13 vjecare, dhe nuk mund të i përdorni shërbimet tona nëse jeni në moshën 13 vjecare. Për disa shërbime duhet të jeni mbi moshen 16 vjecare.