Policia është duke hetuar vdekjen e një burri në Fushë Kosovë.
Raportohet se ai është dërguar nga familjarët është dërguar në Qendrën Emergjente.
“Raportohet se nga familjarët është dërguar në Qendrën Emergjente viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka udhëzuar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.