Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar në orët e hershme të ditës së sotme në rrugën Skenderaj – Vushtrri.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me karikator dhe fishekë.