Dje rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka arrestuar katër meshkuj.
Të dyshuait kanë tentuar ta kalojnë kufirin nga R. e Maqedonisë së Veriut në drejtim të R. së Kosovës duke iu shmangur kontrollit të kufirit përmes rrugës “Egzodi 99”, transmeton Infoline-News.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.