Policia e rra/hin pa pikë faji mitrovicasin, e ngatërruan me një tjetër person
Policia e ka konfirmuar rastin e Nazim Hasanit nga Vinarci i Epërm i Mitrovicës, se u ngatërruar me një person tjetër për vje/dhje, dhe për këtë shkak u rra/h nga dy policë civilë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.
“Lidhur me ankuesin Hasani, ju njoftoj se policia ka shoqëruar të njëjtin në stacion në Zubin Potok gjatë zbatimit të veprimeve lidhur me vje/dhjen në kishën e fshatit Zupqe. Personi i shoqëruar ka dhënë deklaratën e tij dhe më pas është liruar pasi është vërtetuar nga po/licia se i njëjti nuk i përgjigjet përshkrimit të të dy/shuarit. I njëjti ka nënshkruar deklaratën e tij pa vërejtje ndaj policisë”, tha Hoti, megjithëse nuk përmendet asnjë torturë në deklaratë.
Ndërkohë, Nazim Hasani, tha se gjatë së martës është marrë dhun/shëm nga dy policë civilë, njëri serb e tjetri boshnjak, dhe është to/rturuar deri në fshatin Zubq.
Sipas tij, aty e kanë dorëzuar te një patrullë policore, e cila e ka pran/gosur dhe e ka dërguar në stacionin e Zubin Potokut. Sipas 48-vjeçarit, tek aty është kuptuar se bëhet fjalë për ngatërrim me një të dyshuar për vje/dhje.