Një fëmijë i moshës tre vjeçare është rrahur nga edukatorja në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë.
Ekipi i Insajderit qysh nga orët e hershme të mëngjesit ndodhet para çerdhes. Nga atje, gazetarja ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës e Inspektorët e Arsimit.
Të njëjtit tashmë sipas gazetares janë duke e hetuar rastin dhe ndodhen brenda çerdhes.

Ndërkohë ka qenë familjari i trevjeçarit ai që ka treguar se si nipi i tij është tërhequr zvarrë nëpër korridoret e kopshtit duke i shkaktuar edhe lëndime të rënda fizike.
Fatos Geci që besohet të jetë daja i vogëlushit ka reaguar në Facebook duke publikuar edhe videon ku shihet dhuna e ushtruar ndaj trevjeçarit.