Këngëtari Butrint Imeri gjatë këtij viti ka qenë aktiv në mediat sociale, por jo edhe në muzikë – ai akoma nuk ka publikuar asnjë këngë të re për vitin 2024.
Megjithatë, pritjes duket se po i vjen fundit.
Kjo pasi që me anë të disa imazheve të publikuara në Instagram, Butrinti nga ngacmuar ndjekësit e tij se diçka e re po vjen nga ai.
“Çfarë po vjen?”, mbishkroi ai, mbi një fotografi që dukej si një vend i denjët për të xhiruar skena të klipeve, derisa në një tjetër shihej i stiluar me një shami mbi kokë, duke lënë të kuptohet se një projekt i ri nga ai do të lançohet shumë shpejt.
“Gaboi” me Sealth dhe Vinz, lançuar në dhjetor të vitit të kaluar, mbetet video projekti i fundit muzikor nga Butrinti, e që aktualisht numëron mbi 18 milionë klikime në YouTube.