“Po ta dinim se si ishte dashuria…”, Donald Veshaj bën “deklaratën” e tij mbi dashurinë
Donaldi është kthyer në personazhin më të komentuar që nga fillimi i rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”.
Pas daljes nga “BBV”, Donaldi dhe vëllau i tij Romeo shihen në shoqërinë e këngëtarit Elgit Doda teksa performojnë në skena të ndryshme të koncerteve në vendin tonë si dhe në Kosovë.
Duke qenë se Donaldi ishte protagonist kryesor në klipin e këngës “Toxi’c Love” ai shpesh ngjitet në skenë për ta kënduar së bashku me Elgitin duke mbledhur qindra fansa rreth vetes.
Gjatë kësaj fundjave ai ka performuar në një club të Prishtinës së bashku me Elgitin, ku derisa dëgjohej ritmi i këngës “Tox’ic Love” aktori ka shprehur disa fjalë drejtuar dashurisë.
“Unë mendoj se ta dinim se si ishte dashuria, askush nga ne nuk do të binte në dashuri”, tha Donaldi drejtuar të rinjve që ndodheshin në club.
Kujtojmë se trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix komentohet ende në media, pasi pas daljes nga “BBV”, ai u nda edhe nga Beatrixa, ndërsa Instagram ende e mbanë videon me Borën, surprizë e realizuar në “BBV”