Po shijon ditët e fundit të shtatzënisë? Reagon për herë të parë Genta Ismajli
Prej kohësh flitet se Genta Ismajli është shtatzënë madje ditë më parë u publikuan edhe disa pamje që tregonin këngëtaren me barkun e rrumbullakosur por konfirmim nga vet ajo nuk ka pasur ende.
Thuhet se Genta po shijon ditët e fundit të shtatzënisë por ajo nuk ka mohuar e as pohuar këto lajme deri më tani.
Ditën e sotme përmes rrjeteve sociale këngëtarja “u bë e gjallë” për herë të parë duke bërë një postim që tregon shumë.
Këngëtarja ka publikuar një foto të saj dhe përkrah shkruan: “Ndjehem e bekuar. Ju dua të gjithëve”.
Kjo gjë nga ndjekësit u mor si konfirmim i lajmeve të shtatzënisë.