Papa Françesku së fundi po vuan nga një infeksion i rëndë në rrugët e frymëmarrjes. Mirëpo gjendja e tij tashmë është përmirësuar, pasi kaloi natën në një spital.
Kështu njoftoi Matteo Bruni, drejtor i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, transmeton Indeksonline.
Ai tregon që trajtimet janë duke vazhduar. “Pasi ngrëni mëngjes, ai lexoi disa gazeta dhe u kthye në punë”, njofton Bruni.
86-vjeçari u dërgua të mërkurën në Poliklinikën “Gemelli” me një ambulancë.
“Në ditët e shkuara, Papa Françesku ka shfaqur disa vështirësi në frymëmarrje dhe të mërkurën paradite u shtrua në poliklinikën Gemelli, për disa kontrolle mjekësore”, tha Matteo Bruni.