Will Smith po vazhdon turneun e tij për filmin e ri “Emancipation”, i cili njëherësh ka dhënë intervistën e parë në ‘talk show’ që nga shuplaka e tij tashmë famëkeqe në “Oscars”.
Aktori 54-vjeçar u shfaq në episodin e së hënës mbrëma të “The Daily Show” me Trevor Noah, ku zbuloi se kishte një ‘tërbim’ brenda tij atë natë.
Ai gjithashtu shtoi se, kur u kthye në shtëpi pas ceremonisë, nipi i tij nëntë vjeçar ishte duke pritur dhe kishte parë shuplakën, duke e pyetur atë: “Pse e godite atë njeri, xhaxha Will”?
Ai shtoi, “Ishte një rrëmujë, e dini. Unë nuk dua të shkoj shumë larg në të për t’u dhënë njerëzve më shumë për të keqkuptuar”.
Pasi diskutoi filmin e tij të ri, Noah bëri shaka se nuk e kishin parë për një kohë, pasi Ëill filloi të fliste për atë që ai tha se ishte “një natë e tmerrshme, siç mund ta imagjinoni”.