Anita Haradinaj, opinionistja e Big Brother VIP Kosova, në një intervistë ka treguar komentet e bashkëshortit të saj, Ramush Haradinajt për punën e saj në këtë format.
“Çka je tu bo ti aty po ju bertet banoreve a”, rrëfen Anita, ti ketë thënë bashkëshorti i saj.
“Po jo burri i dheut unë s’di me bërtit”, thotë t’ia ketë kthyer ajo.
Anita Hajradinaj është pjesë e Big Brother VIP Kosova si opinioniste bashkë me Bledi Mane, ku jo çdo herë opinionet që ata i japin i mirëpresin edhe banorët e këtij formati.
Ajo tregon një rast qesharak që i ka ndodhur bashkëshortit të saj në aeroport ku dy gra e kanë ndaluar atë dhe i janë drejtuar me fjalët: Thuj bre Anites mos t’iu bertet banorëve.
“Nuk është puna ime me iu berë fresk banorëve më shku tash une me u ule aty ne kolltuk me zanë ni vend e me iu than bravo ti e ki mirë , po edhe ti e ki mirë , po edhe ti e ki mirë se edhe këta te dy e patën mire”, thotë ajo.