Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

MrBeast thyen rekord të ri botëror, kaq abonentë i arriti në Youtube

4. June 2025

Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

“Lule a therrë”- Santiana provokon keq me këtë veshje

4. June 2025

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

4. June 2025

Don Xhoni ia plotëson dëshirën të moshuarës, e shëtiti me Lamborghini

4. June 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Showbiz»“Po humbisja veten time, u largova nga studioja e Big-ut me zemër të thyer, kisha frikë”, Arbana Osmani në një rrëfim emocionues
Showbiz

“Po humbisja veten time, u largova nga studioja e Big-ut me zemër të thyer, kisha frikë”, Arbana Osmani në një rrëfim emocionues

6. April 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Në skenën magijke të “X Factor Albania” në Tv Klan, ashtu siç nuk do të na e kishte marrë mendja ndonjëherë, moderatorja e njohur dhe aq e dashur për publikun Arbana Osmani erdhi me një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm. Teksa shumë është aluduar në rrjet për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha sonte të gjitha përgjigjet. Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë.

Të sinqerta, pa pikë filtri dhe me një kurajo të madhe, karakteristika që në fakt nuk kanë shpëtuar pa u vënë re te Arbana në më shumë se 2 dekada në ekran!

“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër  atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!”

Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

“Prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, por frika për të ndryshuar, nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguuar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi

Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, përfundoi Arbana Osmani.

101

Arbana Osmani
Share. Facebook
Previous ArticleRama rrëfen tmerrin e përjetuar: Djali im me kancer u fut në komë, nuk e dinim nëse do të kthehej
Next Article Vdekja e punëtorit në Veternik, çfarë thonë familjarët e 40 vjeçarit?

Related Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

Read More

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

Read More

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

Read More

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.