Fansat dhe familja e Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shpresojnë që ata të fejohen së shpejti.
Një burim i tha Entertainment Tonight, se miqtë dhe familja shpresojnë që ata të fejohen pasi marrëdhënia e çiftit ka shkuar deri më tani mirë.
“Gjithçka po shkon mirë me Gigi-n dhe Bradley-n dhe ata janë vërtet të lumtur në marrëdhënien e tyre”, tha burimi.
Duke vazhduar për këtë temë, burimi shtoi: “Miqtë dhe familja e tyre do të donin t’i shihnin ata të fejohen së shpejti.”
Dyshja thuhet se tashmë kanë diskutuar të ardhmen e tyre së bashku.
Burimi i brendshëm shton:
“Komunikimi ka qenë gjithmonë kyç mes tyre dhe të dy janë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin për të ardhmen e tyre. Ata janë gjithashtu të dy të përkushtuar kur bëhet fjalë për angazhimet dhe projektet e tyre të punës, të dashurit dhe prindërimit. Ata kanë synime të ngjashme, gjë që e bën shumë të lehtë lidhjen e tyre.”